Zbulohen të ftuarit special në ‘C’est la vie!’: Grupi i njohur i reperëve performojnë të dielën në emisionin e Marinës

By

Ka nisur mbrëmë spektakli më i ri në RTV Klan, ‘C’est la vie’ . Muzika është kryefjala e kësaj formule, ku këngëtarë profesionistë janë në skuadër me emra të njohur të ekranit por që nuk kanë ndonjë lidhje me këngën.

Përpos çifteve që janë në garë, në fund të programit ka dhe të ftuar special. Në natën e parë kënduan ‘Threedots’ teksa këtë të diel në skenë do të ngjiten një grup reperësh.

Prive mëson se Babastars kanë regjistruar mbrëmë episodin e radhës të ‘C’est la vie’ që do të transmetohet këtë fundjavë.

Mesa duket burrë e grua, pas martesës do të shfaqen bashkë në ekran në programin e Marinës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm