Gjë e rrallë për Tunën: I shprehet Patrisit në një dedikim poetik!

By

Këngëtarja shqiptare Tuna Sejdiu, ka krijuar një distancë me publikun e muzikën, por është më e lumtur se asnjëherë pranë familjes së saj të re.

E njohim për një grua rebele, të fortë dhe të pavarur e moskokëçarëse dhe thuajse kurrë s’e kemi parë të shprehë ndonjë emocion. Ajo madje pati filluar që edhe këngët kushtuar vuajtjes për dashurinë t’i largojë nga repertori i saj, duke u fokusuar në tekste që tregojnë fuqi.

Por ajo është dashuruar, dhe atë, kokë e këmbë.

Fatlumi është partneri i saj, muzikanti Patris Berisha me të cilin ka edhe një djalë që dje mbushi gjashtë muaj.

Në këtë ditë të vecantë për familjen e tyre, Tuna ka pasur edhe një dedikim për Patrisin, me fjalë të zgjedhura që flasin për një lumturi shpirtërore.

“Ndjehem sikur gjithçka ne jetën time, me ka dërguar drejt teje. Zgjedhjet e mia, pendimet e mia dhe zemërthyerjet. Gjithçka. Dhe kur jemi bashkë, duket sikur e tërë e kaluara ime ia ka vlejtur. Për shkak se sikur të kisha bërë vetëm një gjë ndryshe, s’do të të kisha njohur”, shkruan ajo.

Artikuj të ngjashëm