Edona Lalloshi shprehet: Dashuri e madhe për Sabri Fejzullahun (FOTO)

By

Ndajnë vlerësim reciprok për njëri tjetrin. Edona Llalloshi dhe Sabri Fejzullahu, përveç se kolegë janë edhe dy miq shumë të mirë.

Kjo kuptohet qartazi edhe nga një dedikim që Edona i ka bërë Sabriut në profilin e saj në Instagram, ku e quan legjendë këngëtarin.

Ajo ka lansuar një fotografi nga një takim i tyre i përbashkët, duke thënë se e falënderon për vlerësimin që ai i ka bërë muzikës së saj ndër vite.

” U rrita me të, me këngën e tij. Sot jam shumë e lumtur që mua axhi im Sabri Më thotë: Edona a e din që je yll, qe të dua e të vlerësoj lart, më së larti si këngëtare, sepse kështu po thonë të gjithë Shqiptarët për ty. E si mos t’i falënderohem kësaj Lengjende? I madhi Sabri Fejzullahu”, ka qenë dedikimi i Edonës në profilin e saj në Instagram. /Prive.al


 

 

Artikuj të ngjashëm