Super-ylli me famë botërore do performojë në Tiranë! (FOTO)

By

Emri i saj ka bërë bujë për shkak të talentit të mahnitshëm dhe stilit unik në të kënduar.

Artistja e famshme britanike, Emeli Sande, do të vijë në Tiranë në sheshin “Skënderbej”, për të performuar vetëm një ditë pas përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj, i cili e ka cilësuar këtë, si një super lajm.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi të artistes dhe ka shkruar se 28 Nëntori i pret shqiptarët me plot surpriza e koncerte të mëdha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm