2017ta nuk do të përmbyllet edhe pa një projekt nga këngëtari pejan Ramadan Krasniqi – Dani.
Gjatë këtyre ditëve, artisti i mirënjohur i është përkushtuar intenzivisht punës në këngën e re e cila duket se do jetë në bashkëpunim.
Këtë e ka lënë të kuptohet një postim i kompozitorit Irkenc Hyka i cili këtë vit ishte mjaft i suksesshëm në muzikë me projektin ‘Si të jem mirë’ me Xhensilën dhe ‘Haram’ solo.
Ai është shfaqur në fotografinë e fundit me Danin në xhirime.
‘Së shpejti’ – ka qenë përshkrimi në fotografinë nga xhirimet në Shqipëri gjatë ditës së sotme. /Prive.al/