Rritet numri: Të tjera gra e akuzojnë producentin amerikan për ngacmim seksual

By

Edhe dy gra më shumë e kanë akuzuar producentin amerikan Harvey Weinstein për përdhunim, përderisa ikona e filmit Hollywood’ian, e gjen veten të kritikuar nga shumë prej kolegëve të tij.

Aktorja britanike Lysette Anthony ka thënë se ai e kishte sulmuar atë seksualisht, në shtëpinë e saj në Londër në vitit e 80-ta, përderisa një tjetër grua ka thënë se ishte përdhunuar nga Weinstein në vitin 1992.

Organizata që qëndron prapa producentit, kanë votuar pro përjashtimit të tij nga bordi ndërsa vëllai i tij, e ka quajtur të sëmurë.

Ndërsa vet Weinstein, tani 65 vjeçar, insiston se të gjitha marrëdhëniet seksuale që kishte pasur, ishin koncensuale.

Policia në Londër po heton të gjitha akuzat që janë bërë kundër Weinstein, i cili po ashtu po hetohet nga policia në New York, shkruan BBC, transmeton PRIVE.AL.

Composite image

 

Artikuj të ngjashëm