Moderatori i famshëm kosovar Labinot Gashi, sonte po i jep fund beqarisë me një dasmë që domosdoshmërisht do mbledhë plot emra të famshëm rreth tavolinave.
Ai sot martohet me të fejuarën e tij prej kohësh, Qëndresa Bajramin, të cilën do shkojë ta marrë nga shtëpia e saj me tren.
Por përveç dasmës, çifti ka edhe një tjetër arsye për të festuar. Labi ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 38 vjet.
Labi është uruar nga e fejuara e tij Qëndresa, e cila në profilin e saj në Instagram, i ka shkruar disa fjalë dashurie për të.
“Urime ditëlindjen jeta ime! Të uroj shëndet dhe fat dhe shumë mbarësi në jetë. Festofshim gjithmonë së bashku. Me ty më e lumtura në botë jam. Të dua pafund <3”, ka shkruar ajo. /Prive.al