Sot është shënuar dita ndërkombëtare e vajzave. Një datë që duhet mbajtur mend pasiqë rrit vetëdijësimin për trajtimin e barabartë të gjinisë femërore.
Edhe mediat sociale kanë ngritur sot kauza të shumta nën moton se ‘sot janë vajza, e nesër lidere’.
Këtë ditë e ka shënuar edhe aktorja Teuta Krasniqi, e cila ka uruar përmes një imazhi shumë të ëmbël.
Në fotografinë e shpërndarë shihet dy vajzat e saj përkrah njëra-tjetrës, që padyshim ka marrë shumë vëmendje që në minutat e parë të postimit./Prive.al