Bëri dy vite pauzë në industrinë muzikore shqiptare duke i’u përkushtuar një projekti ‘musical’ që siç shprehet Elhaida Dani për të është sipërmarrje gjigande.
Por, edhe pritja e adhuruesve të zërit të saj mori fund pasi ca javë më parë publikoi ‘Më mbaj’ e cila na shfaq një tjetër anë të këngëtares.
Tashmë nuk është vetëm vokaliste por kantuatore, por nuk bie në sy vetëm kjo.
Emri i artistes është lakuar goxha shumë në media edhe për paraqitjen në klipin e fundit duke krahasur me disa imazhe të saj ku shihet e mbuluar me shami.
Për këtë ka dhënë sqarim Dani në ‘Jo vetëm Mode’ duke treguar se ajo nuk ka qenë asnjëherë e mbuluar me shami por ka qenë e ftuar në Medrese për një performancë ku ka respektuar kodin e veshjes, teksa sa i përket dukjes në projektin e fundit u shpreh se tashmë ajo është rritur.
Elhaida e rritur duket se po i pëlqen më shumë publikut sepse shfaq më shumë vetëbesim në daljet publike por edhe në postimet që bën./Prive.al