Kishte debutuar në skenën shqiptare me një këngë që mbeti gjatë në kujtesën e publikut.
Këngëtari Blerim Muharremi, nuk e ka harruar suksesin që i solli kënga dhe tani ka bërë plan që ta rikthejë edhe njëherë atë projekt tek publiku.
Fjala është për këngën “Kthehu ti”, të cilën Blero po e ribën dhe për këtë është shprehur shumë i emocionuar në një publikim të tijin në Instagram.
Madje, ai ka thënë se shumë artistë të huaj ia kanë kërkuar këtë këngë, por ai nuk ua ka dhënë.
“Pas 15 viteve do të kthehet në romake kënga ime “Kthehu ti”, kënga më solli suksesin në skenën e muzikës. Shumë i emocionuar dhe shpresoj që do t’iu pëlqejë ku version i punuar nga Pyromusic dhe Johan Bejerholm”, ka shkruar Blero. /Prive.al