Koha po fluturon, e ditët e vitet po na ikin para sysh.
Po kaq shpejtë ka fluturuar koha edhe për këngëtaren e modelen shqiptare Afërdita Dreshaj.
Bukuroshja e cila është në një lidhje dashurie me Jakub Kindin, sportistin miliarder nga Çekia, sot ka mbushur plot katër vjet lidhje.
Dhe dashuria e tyre edhe pas kësaj kohe po lulëzon e Afërdita, këtë ditë e ka kujtuar përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe befasinë që Jakub ka pasur për të.
Një tufë trëndafilash të bardhë ka qenë dhurata e bukur që ajo ka marrë nga i dashuri për këtë përvjetor, e sigurisht kjo s’do duhet të jetë e vetmja. /Prive.al