I kemi dhënë epitetin si burri më i dashuruar në estradë dhe ai po që është një i tillë.
Reperi kosovar Lyrical Son dhe gruaja e tij Gresa, janë një çift tejet i lumtur dhe kanë një familje harmonike.
Pavarësisht se ai është një reper, e këta të fundit njihen si “bad boys”, Lyrical Son e ka bërë totalisht diferencën në mes familjes dhe karrierës muzikore, duke i dhënë asaj të parës më shumë rëndësi gjithmonë.
Nga pushimet me familjen në Turqi, ai ka publikuar një fotografi me gruan e tij ku duken si dy zogj në ditët e para të dashurisë. /Prive.al