Njëri ndër burrat më të pashëm shqiptarë për martesën: LARG QOFTË!

By

Me zërin e tij e paraqitjet prej një bohemi, ai ka bërë për vete me qindra vajza.

Është i pashëm, këndon bukur dhe tejet sharmant. Një zemërthyes i vërtetë.

Ishte i ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora në Neës 24, për të folur kryesisht për muzikën e projektet e së ardhmes.

Por kjo intervistë nuk ka shkuar pa u bërë ca pyetje mbi jetën personale të këngëtarit Dren Abazi.

Mes aludimeve nëse Dreni ishte i martuar apo jo, ky i fundit mbetet për pak çaste, duke u përgjigjur mes të qeshurash: “Larg qoftë kush ma ka ndjellë!”

Ai ka pranuar se është tejet privat mbi jetën personale, duke u shprehur se “…nëse nuk e mban të tillë, atëherë kthehet në publike”. Arsyeja e një zgjedhje të tillë lidhet me karrierën e tij muzikore, pasi Dreni nuk preferon ta fokusojë vëmendjen e publikut tek detajet që nuk kanë lidhje me këtë aspekt.

Për sa i përket rrjeteve sociale, Abazi zbulon se nuk është shumë aktiv në këtë lloj media, madje rrëfen se nuk ka shumë kohë që është përshtatur me këtë fenomen që ka prekur shoqërinë e gjerë.

“Nuk është mirë që ngado që kthen kokën, sheh njerëz të fokusuar në celular”, ka thënë Dreni, ndërsa i është përgjigjur moderatores së emisionit “Chic” se “publiciteti në rrjetet sociale nuk i duhet”.

Artikuj të ngjashëm