Sikur ra në qetësi gjithçka pas një dasme të bujshme e me shumë zhurmë prapa.
Getoar Selimi e Marina Vjollca, u martuan nën vëzhgimin e të gjithë neve, ndërsa tani s’po duken gjëkundi.
Siç e do zakoni do ishte dashur të nisen për në muaj mjalti, por ata s’po bëhen të gjallë.
Athua i kanë dhënë vetes pak kohë të mendojnë për destinacionin perfekt, apo tashmë kanë shkuar e s’duan që të merret vesh?
Nuk e dimë në është njëra apo tjetra, ngase çifti sikur është zhdukur nga rrjetet sociale dhe nuk kemi “shenja” të një muaji mjalti të dyshes.
Gjithsesi, e tërë vera ishte një muaj mjalti për ta ngase udhëtuan pa u ndalë asnjë moment, në vendet më ekzotike të këtij planeti. /Prive.al