Patëm nja katër ahengje këtë verë, që më shumë iu ngjanin koncerteve sesa dasmave familjare.
Tri martesa e një syneti, bënë bujë të madhe në botën e shoubizit.
Këngëtarja Orinda Huta e Turjan Hyska u martuan, po ashtu edhe Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, e festa e fundit u bë për Marina Vjollcën e Getoar Selimin.
Dhe tash radhën e ka një moderator që për kohë të gjatë ka mbledhur rreth vetes këngëtarët shqiptarë.
E sigurisht edhe dasma e Labinot Gashit, do jetë një mbrëmje që do sjellë në një pistë vallëzimi emrat më të njohur të skenës.
Gashi po i jep fund beqarisë me të fejuarën e tij Qëndresën, me 15 tetor të këtij viti. Deri në datën e madhe për çiftin, ju shkofshin mbarë përgatitjet! /Prive.al