Pas dasmës së madhe Geti ka dy fjalë për të thënë! (FOTO)

By

U martua duke pasur prapa një bujë të madhe mediatike.

Epo, këtë merr kur je një reper i famshëm e martohesh me një moderatore të famshme e cila qëllon të jetë edhe ndër vajzat më të bukura shqiptare.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë tradicionale, me muzikë të vjetër qytetare e plot miq përreth. Ata të dy vallëzuan e kënduan pa pushim, ndërsa nga videot që pamë, shihej qartë që atmosfera është tejet e mirë.

Ndërsa për të gjithë ata që ia bënë këtë atmosferë Getit, ai ka dy fjalë për të thënë:

“Faleminderit Zotit, familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në këto momente shumë të rëndësishme dhe të paharrueshme për ne”, ka shkruar Geti, duke publikuar një varg fotografish me Marinën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm