Shkurte Fejza feston përvjetorin e martesës, e pabesueshme sa shumë janë (FOTO)

By

Ndër më të vështirat raporte për tu ruajtur sot, është martesa. Në një jetë dinamike me plot probleme, të jetuarit në një çati me partnerin, mund të mos jetë aspak gjëja më e lehtë për tu bërë.

Por në këtë mes, fat të madh ka pasur këngëtarja Shkurte Fejza, e cila ka arritur ta ruajë harmoninë në familje dhe tani të festojë përvjetorin e martesës, duke arritur në një numër dy shifror të viteve.

Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli, kanë pothuajse një jetë bashkë, plot 33 vjet.

Një ditë si kjo, nuk ka shkuar pa u shënuar në familjen Behluli, pasi Gresa vajzë e tyre e madhe, është kujdesur që të ketë festë në familje.

Me një tortë të bukur, Shkurta dhe Hajrushi, sikur dy pëllumba të dashuruar kanë festuar përvjetorin e martesës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm