Janë pa dyshim tre prej personave më me vlerë për të.
Dy vajzat, Tara dhe Kaia si dhe bashkëshorti, Adonis Morina, për aktoren Teuta Krasniqi personifikojnë jetën.
E këto tre dashuri i ka bërë bashkë në një foto vetë Krasniqi e cila momentin e veçantë e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Fotoja shumë e bukur e portretit familjar është shkrepur në Prevallë, ku ata kanë kaluar disa ditë në ajrin e pastërt dhe natyrën mahnitëse të atraksionit të njohur turistik. /Prive.al/