Para politikës, Labi gati këngën e re

By

Vendosi të hyjë në politikë, duke e marrë seriozisht edhe garimin për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse shumë pak besuan, ai u votua mjaftueshëm për një ulëse, ndërsa tani është bërë edhe ndër faktorët kyç në formimin e Qeverisë së re, pasi aludohet se do jetë Labinot Tahiri si deputet i Aleancës Kosova e Re, ai që do e japë votën për kabinetin e Ramush Haradinajt.

Por jashtë kësaj, ndonëse seanca konstituive është paraparë të mbahet me 3 gusht, Labinot Tahiri s’po e çanë kokën për numrat.

Ai iku në Shkup ku realizoi një video klip, për baladën e tij të radhës me titull “Paramendo”.

Kënga e Labit do publikohet sonte, këngë për të cilën Labi ka thënë se është ndër më të mirat që ka bërë deri më tash. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm