Vjen edhe fotografia e parë e xhaxhit Robert me Tianin (FOTO)

By

Familjes Berisha së fundmi iu shtua edhe një anëtar, që u bë i famshëm po aq sa ata, ende pa lindur.

Muzikanti e këngëtari Robert Berisha, u bë xhaxha, pasi vëllait të tij Patrisit i lindi një djalë, nëna e të cilit është e famshmja Tuna Sejdu.

Deri më tash, Robertin nuk e kemi parë në pozitën e xhaxhait, duke e shëtitur apo duke lozur me Tianin, por erdhi edhe ky moment.

Roberti që vet është baba i një vogëlusheje me emrin Rene, ka realizuar një imazh me nipin e tij Tianin, duke e mbajtur në duar, ndërsa buzëqeshja e Robertit është e paçmuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm