Disa javë më parë, mediat në Shqipëri dhanë lajmin se bukuroshja shqiptare është shtatzënë me partnerin e saj, Klodin të cilin Prive e zbuloi pas 15 vitesh në muajin Prill.
Nga ai moment, Zai nuk është bërë e ‘gjallë’ duke shmangur paraqitjet publike e madje edhe në rrjete sociale.
Deri sot, ‘Nallane 3’ ka qenë postimi i vetëm brenda muajit, duke bërë kësisoj një kthesë drastike nga Zaimina që njohim e cila është tejet aktive në rrjete sociale.
E akullin e ka thyer sot bukuroshja përmes një fotografie ku shfaq koleksionin e ri të rrobave në dyqanin e saj.
Barku në këto foto është pak i vërejtshëm marrë shkas nga fakti se këngëtarja mendohet të jetë ende në muajt e parë.
Mbetet të shihet me javët se a do e shuajë kohë pas kohe kuriozitetin e fansave me paraqitje në këtë periudhë të veçantë. /Prive.al/