Teuta Krasniqi festoi ditëlindjen, falënderim të ndjerë për Adonisin (FOTO)

By

Aktorja kosovare Teuta Krasniqi, dje u bë 35 vjeçare. E rrethuar me familjen e saj të mrekullueshme, Adonisi, Tara e Kaia, ajo ka kaluar momente të paharrueshme në mesin e tyre me rastin e përvjetorit të saj të lindjes.

Bashkë me disa fotografi nga festa e saj private në shtëpi, Teuta është paraqitur shumë e lumtur të nesërmen, duke i dedikuar bashkëshortit të saj Adonisit fjalë të ndjera, e po ashtu edhe për të gjithë ata që e uruan në këtë ditë të rëndësishme për të.

“Jam pa fund mirënjohëse çdo sekond të jetës për gjithçka që kam. Jam mirënjohëse për shëndet, mirënjohëse pa kufi për dy dritat e syve të mi Tara dhe Kaia, Unë frymoj mirënjohje gjithmonë për ju. Mirënjohëse pa fund për shpirtin tim binjak, i cili ma mbush krejt shpirtin e zemrën plot me dashuri dhe më bën të dashurohem çdo ditë e më shumë. Dashuria jote ma përtërinë e ma gjatë jetën shpirt”, ka shkruar Teuta. /Prive.al

35 vjet te shendosha, Zot faleminderit. Jam shume Mirenjohese. Jam pa fund mirenjohese cdo sekond te jetes per gjithcka qe kam ne jete. Jam Mirenjohese per shendet, Mirenjohese pa kufi per dy dritat e syve te mi Tara dhe Kaia une frymoj mirenjohje gjithmone per ju, Mirenjohese pa fund per shpirtin tim binjak, i cili ma mbush krejt shpirtin e zemren plot me dashni dhe m’bon mu dashuru cdo dite e ma shume, dashnia jote me pertrine e ma zgjat jeten shpirt @adonismorina7 Jam Mirenjohese pergjithmone per familjen e shendoshe dhe te mrekullueshme qe kam, qe tashme eshte edhe me plot me nipa e mbesa. Jam jashtezakonisht mirenjohese per gjithe juve miq te shumte qe ju kam e qe nuk hezitoni asnjehere fjalet dhe urimet me te dashura ti thoni. Jam mirenjohese per cdo dite, per cdo moment, per cdo fjale, kritike, keshille, buzeqeshje… per cdo gjest te vogel por shume domethenes, dhe besoj qe sa me shume mirenjohes qe jemi, aq me shume arsye per te qene mirenjohes do te kemi. Frymoj mirenjohje. Faleminderit te gjitheve per urimet tuaja, zemren e kam mal. Ju perqafoj me shume dashuri ❤️❤️❤️ T.

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Artikuj të ngjashëm