Djemtë e ‘Babastars’ në të njejtin stil me kolegët tek ‘HIGH4REAL’?!

By

Dita e djeshme solli një projekt që pritej e trumbetohej tash e një kohë të gjatë.

Grupi ‘Babastars’ publikoi versionin e katërt të këngës ‘High’ e cila arriti të fitoj vëmendje e klikime në Youtube në një interval të shkurtër kohor.

E me publikimin e këtij projekti, krahas komenteve pozitive në rrjete sociale kanë nisur të hidhen strategji mbi ngjajshmëri të mundshme, nga imazhi e deri tek reptura.

Paraqitja për të parën herë me maska të djemve të grupit ka bërë që fansat të aludojnë mbi një inspirim të mundshëm nga Buta, reperit të ri unik i cili në fakt ka qenë i vetmi viteve të fundit që është shfaqur në këtë formë.

Sikur të mos mjaftonin maskat, edhe një pjesë e repturës së Cozmanit duket të ketë ngjajshmëri shumë të madhe me atë të një kënge nga reperi i ‘Nesër Music’.

‘E qeli Instagramin i shoh 10 mijë zemra’ – shprehet Cozman në fjalinë e cila kujton intron e këngës ‘z.Ndjenja’ të Butës i cili shprehet: ‘E qeli telefonin krejt zemra’.

Paralele janë edhe tek ‘Ajo’ e cila në ‘High 4 Real’ rezulton të jetë Babastars kurse tek Lumi, Ledri, Gjiko e Skerdi, ‘Ajo e don njo sikur Pablo’.

Fryma e re po përqafohet gjithandej dhe si rrjedhojë, duket që edhe Babastars në tentim për të ndjekur trendin, mund të jenë inspiruar pak nga kolegë në risitë që sollën tek ‘High 4 Real’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm