Këngëtarja Elvana Gjata, në fillim të këtij viti, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy kishte veshur një fustan, dizajn i kreatorit kosovar Valdrin Sahiti.
Tek gjashtë muaj më pas, modelja me famë botërore, ikonë e pasarelave të modës ndërkombëtare, ka veshur po të njëjtin fustan në një fotosesion të realizuar gjatë këtij vikendi.
Për fustanin në fjalë, me dekolte të mbyllur e me material të thurur nga fijet e perit, Elvana kishte marrë edhe kritika pozitive e edhe negative.
Përderisa ai qëndron në trupin e dy grave që gëzojnë linja fantastike, vendoseni ju se kujt i rri më mirë! /Prive.al/