Krenar Çoçaj përfundon në burg për rrahjen e Ledrit?!

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot Krenar Çoçajn e Gazmend Mirenën për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.

1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro që i bie se Krenari do t’i paguaj shtetit rreth 3600 euro për të shmangur qelinë.

Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

Vendimi për Çoçajn e Mirenën u vonua për rreth një orë pasi gjyqtarët ishin në takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi.

Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve.

Krenar Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës.

Raport i marrë nga portali www.kallxo.com

Artikuj të ngjashëm