Rita Ora shkëlqen në të kuqe në mbrëmjen e Cartier (FOTO)

By

Ajo e pushtoi tapetin e kuq me një fustan të po kësaj ngjyre.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, në mbrëmjen e organizuar nga marka e njohur e stolive Cartier, është paraqitur përplot shkëlqim, duke lënë shenjë në tepihun e kuq që u shtua për nder të yjeve që erdhën në këtë ceremoni.

Rita në hyrje të kësaj ceremonie përshëndeti publikun, përderisa në trupin e saj mbante stolitë e kësaj marke të famshme botërore.

Të hënën mbrëma, në Londër brendi Cartier, ka rilansuar në treg prodhimin e ri të orës së famshme “Panthere”, e cila ka 14 vjet që nuk është prodhuar.

Kjo orë është një model i vitit 1983 dhe që atëherë ka ngelur si ikonë e modës.

 

Artikuj të ngjashëm