Elvana Gjata me bashkëpunim në këngën e re?

By

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, ka nisur rrugën për ta ndërkombëtarizuar karrierën e saj.

Për momentin Elvana ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Los Angeles, ku po zhvillon projektet e saj të reja, të dedikuara për tregun e huaj muzikor.

Gjatë muajit të kaluar, këngëtarja solli këngën solo “Forever is Over”, në anglisht, duke e përcjellë me një klip tejet të veçantë.

Ndërsa, tash ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku duket se është në një studio muzikore, e rrethuar me disa persona, dhe si përshkrim ka hedhur disa nota muzikore.

Elvana në fotografi shihet me kompozitorin Alejandro Ramirez  dhe një këngëtare të rap muzikës, Bianca Landrau apo me nofkën artistike si Bia e njohur më së shumti për pjesëmarrjen e saj si artiste mbështetese në turin e koncerteve ‘Dangerous Woman’ të Ariana Grande.

Nuk dihet saktë se a po punohet mbi një krijim të përbashkët muzikor por të gjitha indikacionet çojnë drejt këtij dyshimi. /Prive.al

?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm