Djalin e tij të porsalindur e njoftoi me publikun, po asnjëherë nuk pozoi bashkë me të.
Dhe më në fund, reperi kosovar Kastriot Rexha, ndërmori këtë hap.
Pavarësisht se jeta e tij është ëprfshirë nga një dramë aktualisht, askush s’mund t’ia prishë momentin e bukur me të birin Roanin.
Fillimisht Majk as nuk e pohoi e as mohoi atësinë e bebes, mirëpo më pas doli me qëndrim publik duke e prezantuar në rrjete sociale e duke i bërë dhurata.
Para pak ditësh, ai ishte kryetema e showbiz-it vendor, ngase u tha se përderisa po qëndronte nën shoqërinë e një vajze në një lokal të Prishtinës, kishte ulur kokën kur ish e dashura Majlinda Zeka, ishte shfaqur aty me Roanin.
Por Majk mohoi të ketë bërë një gjë të tillë, ndërsa Majlinda e quajti “gënjeshtar”. /Prive.al