Ka kohë që ka marrë epitetin nënë por kjo nuk ka lënë as edhe një shenjë në trupin e këngëtares.
Fjolla Morina, po prezanton linja trupore si kurrë më në formë. Në njërin nga plazhet e Malit të Zi, ku ajo po qëndron tash e disa ditë me vajzën e vogël Alyah, Fjolla ka pozuar në bikine, krah të bijës.
Ajo duket një nënë super seksi në një palë rroba banje të kuqe, të cilat i nxjerrin në pah trupin e formësuar.
Pas lindjes këngëtarja i është përkushtuar fort palestrës dhe ka pasur regjim ushqimi, dhe në këtë ditë ka ardhur vetëm me disiplinë.