Për njëri tjetrin nuk i kanë të pakta dedikimet e shfaqjen e dashurisë në publik. Përmes fotografive, e në ditë të veçanta, aktorja Teuta Krasniqi e bashkëshorti i saj Adonis Morina, me pa dyshim janë një çift i lumtur.
Familja e tyre është shtuar edhe me ardhjen e vogëlushes Kaia në jetë, e cila është një fëmijë tejet i ëmbël.
Dashurinë për Adonisin Teuta e ka shprehur duke publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, me një mbishkrim të shkurtër e kuptimplotë: “Dashni”.
Adonisi nuk ka vonuar për t’i komentuar gruas së tij, duke u treguar edhe më i dashur me aktoren.
“O jetë, të do burri”, i ka shkruar ai.
Imazhi i sapo lansuar nga Teuta, duket të jetë realizuar në rrugët e një qyteti të vjetër, por aktorja nuk ka specifikuar lokacion.