Bukuroshja shqiptare Armina Mevlani, ka festuar ditëlindjen e 26-të.
Për dallim nga viti i kaluar ku në festën e ditëlindjes së saj u hodhën edhe fishekzjarre, kësaj radhe festa ka qenë më intime dhe shumë më e qetë.
Në mesin e miqve të saj dhe krah të dashurit, Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Armina ka kaluar një mbrëmje tepër speciale me një ambient tejet të bukur.
Në një darkë të shtruar në mes qirinjsh dhe lulesh, ajo është surprizuar me tortë e me dhurata të shumta nga të pranishmit.
Imazhet nga festa e ditëlindjes, Armina i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku duket të jetë tejet e lumtur për këtë mbrëmje.