Kjo është arsyeja pse Britney Spears i rruajti flokët

By

Këngëtarja amerikane Britney Spears ka folur së fundmi për arsyet e prerjes sensacionale të flokëve të saj me makinë rroje, gjatë krizës personale në vitin 2007.

Tashmë 39 vjeçarja Spears, tregon se preu flokët me makinë rroje kur ish i dashuri i saj  Kevin Federline, nuk po e lejonte të takohej me fëmijët e çiftit, djemtë Sean e Jayden.

Detaje të krizës dhe të betejës së Britney me censurën e të atit, jepen në një dokumentar të ri mbi jetën e pop-star-it dhe shfaqjen e saj më të përfolur publike të rruajtjes së kokës.

Sipas dokumentarit, pasi preu flokët me makinë rroje në një sallon bukurie, Britney shkoi në studion e saj të preferuar të tatuazheve ku i rrëfeu gjithçka artistes së tatuazheve Emily Wynee-Hughes.

Emily thotë në dokumentar: “E vura re që ajo nuk i kishte më flokët. Më kujtohet që e pyeta, ‘përse e ke ruajtur kokën?’ Përgjigja e saj ishte pak e çuditshme.

Ajo tha: “Nuk dua më të shoh asnjeri, nuk dua më njeri të më prekë në kokë. Nuk dua më njeri të më prekin flokët. Më neveritin njerëzit që më prekin flokët”.

Më pas Britney kërkoi një tatuazh me buzët e një gruaje, dhe një kryq të vogël.

Emily thotë se asnjë nuk u përpoq të ndërhynte me të: “Dukej se ata nuk kujdeseshin shumë për të. Ndjehej një sens ankthi dhe energjie shumë negative. Duke sikur të gjithë po prisnin që përplasja të ndodhte”.

Incidenti me rruajtjen e kokës ndodhi pasi Britney ishte larguar nga një qendër rehabilitimi në ishullin e Antigua.

Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurit Kevin për të takuar djemtë e saj, por sipas raportimeve, ishte refuzuar.

Kjo kishte bërë që Britney të shkonte me makinë në një floktore në Los Angeles ku kërkoi që t’i rruanin kokën. Kur parukierja ishte përpjekur ta binte të mos e bënte, ajo kishte marrë vetë makinën dhe i dha fund.

Pas ngjarjes këngëtarja u vendos në kujdestarinë ligjore të të atit, i cili kontrollonte financat dhe asetet e tjera personale të saj.

Pas disa përplasjeve për situatën, Britney ka rifituar tashme lirinë ligjore nga i ati.

Javën e kaluar një gjykatës në Los Angeles vendosi që Jamie Spears të mos ketë më kontroll të pasurisë disa milionë dollarë të Britney, pas një fushate publike në mbështetje të këngëtares.

Një burimi afërt me Britney tha së fundmi për The Sun: “Që prej përmirësimit të shëndetit të Jamie, Britney bën gjithçka për t’iu shmangur të atit. Ai tenton ta bindë duke e bërë t’i vijë keq për të. Ai përdor shëndeti e tij të dobët si justifikim që ajo të kujdeset për të, por kërkon përsëri kujdestarinë dhe kontrollin. “

Artikuj të ngjashëm