I njohur nën nofkën Sir John, ai është ndër artistët më të mëdhenj të makijazhit në botë.
Ai fshihet prapa secilës pamje publike të yllit botëror Beyonce Knwoles dhe është ambasador i markës së njohur L’Oreal de Paris.
Por këtij njeriu që ka bërë revolucion në botën e makijazhit, i ka rënë në sy puna e grimeres kosovare Sellma Kasumoviq.
Studioja e Sellmës e ka rikrijuar një makijazh të tijin që ai e kishte realizuar për këngëtaren Beyonce dhe kjo i ka pëlqyer grimerit të famshëm.
Ai e ka lëvduar make up artisten kosovare në rrjetin social Instagram, duke thënë se po i pëlqen shumë puna e saj.
“E ke çarë me këtë punë”, është komenti i tij. /Prive.al