Ja si emocionohet Robert Berisha kur flet për Tianin (VIDEO)

By

Ka pak muaj që u bë axhë dhe kjo e ka gëzuar fort këngëtarin Robert Berisha.

Ai vet ka një vajzë 2 vjeçare me bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi, por ardhja e bebes së re në familje, është tjetër emocion.

Roberti ka rrëfyer për Prive momentet e para kur e ka kuptuar se është bërë axhë dhe çfarë do të thotë kjo për të.

Ardhja në jetë e Tianit, djalit të këngëtares Tuna Sejdiu dhe Patris Berishës, është tepër domethënëse për Robertin si vëllai i madh i Patrisit.

“Është gëzim, jo që është djalë sepse shtëpia pa vajza nuk bën, mirëpo është gëzim i madh në familjen tonë ngase unë jam ai që e kam rritur Patrisin. Jam 9-të vjet më i madh se ai dhe e kam vëlla për qejfi!”

“E kam përjetuar ndjenjën që e ka përjetuar Patrisi, dhe është ndjenjë e papërshkrueshme”, ka thënë Roberti i cili pak ditë më parë ka festuar edhe ditëlindjen e dytë të vajzës së tij Renee. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm