Ky është destinacioni përrallor i rradhës për Bleron dhe Afronën

By

Vazhdojnë të jenë një çift që historinë e dashurisë e konsolidojnë në distancë dhe si rrjedhojë për Bleron dhe Afronën, pushimet luksoze vazhdojnë të jenë mënyrë e qëlluar për të kompenzuar mungesën.

Të njohur për ‘arratisjet’ e kohëpaskohshme në vende si Santorini i Greqisë, Turqia dhe Meksika, dyshja tashmë kanë zgjedhur destinacionin e rradhës, më të largët e edhe më të bukur.

Ka qenë vetë Afrona ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale planin për disa ditë pushimesh në Bali të Indonezisë.

Ndonëse nuk ka specifikuar datën, besohet që një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak javësh. Me kushtet ekonomike që ia mundësojnë një udhëtim të tillë dhe lirinë e lëvizjes si shtetas të Zvicrës e Suedisë, s’na mbetet gjë tjetër pos të urojmë për çiftin një udhëtim që do e mbajnë mend gjatë. /Prive.al/

Image result for bali indonesia

Image result for bali indonesia

Artikuj të ngjashëm