Më në fund: Rita rikthehet në muzikë me ‘Your Song’

By

Pas gati dy vitesh nga projekti i fundit ‘Body on Me’ në bashkëpunim me Chris Brown, Rita Ora më në fund ka publikuar projektin e ri.

Nën petkun e Atlantic Records, label-it që e ka marrë nën menaxhim pas prishjes me Roc Nation të Jay Z, kënga e zhanrit pop mban titullin ‘Your Song’.

Ajo është shkruar në bashkëpunim me Ed Sheeran dhe pritet që të jetë një ndër krijimet muzikore që do shoqërojë audiencën e madhe amerikane dhe jo vetëm, gjatë verës.

Ndryshe, kënga ka marrë promovim të madh në rrjete sociale nga fytyra publike të huaja teksa është në opsionin filter të Snapchat si e para.

Më poshtë, një versioni me tekst i publikuar në Youtube teksa të plotë, ‘Your Song’ mund ta gjeni në platformat si iTunes e Spotify.

Artikuj të ngjashëm