MË NË FUND: Majk e pranon atësinë, publikon foto të Roanit (FOTO)

By

Përfundimisht është i ati!

Nuk e kishte pranuar deri më sot këtë, mirëpo më në fund ai tha gjithçka përmes një fotografie.

Ndonëse të martën kishte vendosur në profilin e tij në Instagram shkronjën R (që nënkupton shkronjën e parë me të cilën fillon emri Roan), reperi Majk s’kishte thënë asnjë fjalë për faktin e të bërit baba.

Ai nuk ka lënë më asnjë vend për spekulime, ngase tashmë ka publikuar një fotografi të të birit të porsalindur.

Ish e dashura e tij Majlinda Zeka, i ka dhënë jetë djalit të tyre, duke mos qenë bashkë si çift.

Ata ishin munduar ta mbanin sekret edhe shtatzëninë mirëpo ishin zbuluar shumë shpejt nga mediat.

Gjithsesi Majk dhe Majlinda urime dhe e paqit me jetë Roanin! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm