Më në fund: Projekti i ri nga Rita Ora ka datë publikimi

By

Ka qenë vazhdimisht prezente në media me jetën e saj private dhe kontratat si imazh i shumë firmave, por ka mbi një vit e gjysmë që nuk ka sjellur projekt të ri.

Kontrata e dështuar me Roc Nation dhe lidhja e një të reje me Atlantic Records zvarritën publikimin e projektit të ri por më në fund, rikthimi i Ritës ka një datë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka paralajmëruar këngën e saj të re me titull ‘Your Song’ e cila do publikohet me 26 Maj.

‘Jam shumë e emocionuar të ndaj me ju që kënga e re ‘Your Song’ po vjen me 26 Maj. Nuk më pritet njerëz që ta dëgjoni’ – shprehet Rita në postimin e bërë shoqëruar me një video paralajmëruese.

Numërimi prapa ka filluar… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm