Nuk ka natë që ata nuk i ke duke kënduar!
Të zjarrtë vijnë e të zjarrtë shkojnë, duke ndezur publikun me performancat e tyre deri në orët e para të mëngjesit.
Kështu Flori Mumajesi bashkë me partnerët e tij Klajdi Harunin dhe Brunon, kanë filluar koncertet e pandalshme të këtij viti.
Ata shpesh edhe po i zë mëngjesi në koncerte, e nga këto mbrëmje nuk mungojnë as fotografitë e tyre të përbashkëta.
Flori është ndër këngëtarët më të paguar të estradës shqiptare dhe një mbrëmje e tija mbledh me mijëra njerëz në publik.
Edhe këtë vit s’do të jetë ndryshe, ngase Flori ka të aranzhuara shumë koncerte si në vendet ku flitet shqip, e po ashtu edhe në diasporë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale të klubeve ku këndon Flori, atmosfera është shpërthyese dhe gjithsecili është i dehur nga kënaqësia që ofrojnë këngët e tij ritmike. /Prive.al
Te shtunen #rinora4 ??♂️ @iamflorimumajesi @klajdiharuni @mirvathi @vikkraja
A post shared by Bruno (@brunothreedots) on