Mbahet për një femër të fortë, rebele dhe seksi. Është nënë e dy vajzave dhe herë pas here përpiqet të sjellë nga një këngë, herë solo e herë me bashkëpunime.
Fjolla Morina, ish i dashuri i së cilës u martua me dikë tjetër në javën që lamë pas, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm të jetës së saj.
Në mënyrë indirekte përmes një publikimi në Snapchat, Fjolla ka thënë se është single. Kjo vjen paksa si befasi ngase disa muaj më parë ajo pati thënë se është në një lidhje duke publikuar fotografi e mesazhe nga disa pushime romantike në Paris.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka një të dashur krah vetes aktualisht! /Prive.al/