Adelina Tahiri udhëton shpesh. Sa këtu e sa atje, ajo rri vetëm në “bisht të aeroplanit” siç thotë populli.
Mirëpo ajo është paksa e pakujdesshme dhe nuk ua vë siç duket fort veshin orareve.
Këtë e ka treguar vet, duke thënë se ka humbur dy fluturime një pas një. Këngëtarja nga Shkupi, do kthehej në vendlindje nga Stambolli mirëpo nuk ka arritur t’i kapë fluturimet.
Ndoshta për shkak të kohës që ka kaluar duke bërë shoping në këtë qytet të madh të Turqisë, ku ndër të tjerash ka blerë edhe një palë këpucë të markës super luksoze Loubotin! /Prive.al