Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi sonte erdhi në një intervistë në Top Channel nga Stambolli ku shpalosi më shumë mbi jetën e saj private në Turqi.
Në një pjesë të intervistës, ajo ishte përkrah të dashurit, aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman.
Ky i fundit, i pyetur mbi dallimet në kultura nënvizoi faktin që këtë pjesë nuk e ka pasur aspak problem meqenëse shoqëria shqiptare dhe ajo turke janë mjaft të ngjajshme me njëra tjetrën.
Në këtë pjesë, ‘Çënari’ zbuloi se në origjinë nga ana e babait, breza më parë është edhe vetë nga Shqipëria.
Tutje, Tolgahan tregoi se për çfarë arsye nuk ka shkuar akoma në Shqipëri.
Ai deklaroi që nuk ka dashur shkaku i respektit për familjen e Almedës të shkoj si i dashuri por si bashkëshorti i bukuroshes. Tashmë kur ky kusht është plotësuar, zbarkimi në Shqipëri duket se është çështje kohe. //Prive.al