Ajo është një yll pop-i që po zhvillon një karrierë të bujshme në muzikë, modë e aktrim.
Por Rita Ora përkujdeset që gjithmonë të gjejë kohë për palestër edhe në agjendat e saja të ngarkuara profesionale. Pas një pune të palodhshme me trupin e saj, ajo i ka shfaqur rezultatet në një fotosesion për revistën amerikane “Shape” për numrin e muajit maj.
26 vjeçarja shqiptare me famë botërore, ka shfaqur figurën fantastike në formë ore rëre në një kostum banjoje të kaltër, duke e dëshmuar se është “fit, e shëndetshme dhe e fortë”.
Ajo ka thënë se e pëlqen shumë formën e saj, duke thënë se është e plotë.
“Kam forma. Kofshë të plota. Jam masa 28 në xhinse dhe për këtë jam krenare. Jam shumë normale”.
Rita thotë se jo gjithmonë ndjehet në disponim për të bërë ushtrime dhe kohë pas kohe ka shumë nevojë për motivim. /Prive.al/