Enca ka një surprizë për fansat

By

Ka tash e një kohë që ka paralajmëruar projektin e ri i cili ndonëse i papublikuar, ka arritur të shndërrohet në hit mes fansave besnikë.

Fjala është për këngën ‘Ciao’ të këngëtares Enca Haxhia që nuk është duruar duke ndarë me ata që e pëlqejnë pjesë nga ky krijim muzikor me një tekst më eksplicit.

E duket që më në fund ka ardhur koha që kënga të publikohet zyrtarisht në Youtube.

Përmes rrjeteve sociale, Enca ka bërë të ditur që shumë shpejt do të xhirohet videoklipi i ‘Ciao’ ku mes tjerash, do jenë pjesë edhe fansat.

Koncepti për t’i pasur pjesë të projektit edhe ata që e duan dhe e përkrahin vazhdimisht ka qenë si befasi për ndjekësit e këngëtares që menjëherë kanë synuar t’i kuptojnë detajet mbi xhirimet dhe lokacionin. Këto të fundit, Enca ka deklaruar se do t’i bëj të ditura me kohë. Numërimi prapa për ‘Ciao’ ka filluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm