Burim Jusufi pjesë e turit të Ricky Martin

By

Shqiptarë të suksesshëm mund të gjenden në secilën fushë.

E ndonëse në disa prej tyre si më kryesore, mbi arritjet dëgjojmë shpesh, anash nuk mbeten as emra në fusha të tjera si përshembull koreografia.

I tillë është Burim Jusufi i cili për vite të tëra jeton dhe vepron në Amerikë duke qenë pjesë e grupeve më të suksesshme të vallëzimit.

E risia më e fundit nga Burimi është pjesëmarrja në turin e koncerteve të një artisti shumë të madh.

Ai ka arritur të jetë pjesë e turit të Ricky Martin dhe emocionet mbi këtë pjesë i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Artikuj të ngjashëm