2017-ta për një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku duket se do jetë e mbushur me zhvillime të mëdha.
Krahas martesës që elaborohet si opsion tash e një kohë, çifti do të zhvendosen gjithashtu në shtëpinë e tyre të re.
E duket se në këtë të fundit, punët po bëhen në mënyrë intenzive.
Pak nga procesi i konstruktimit, Xhensila ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku ka shprehur emocionet e saj për zhvendosjen në shtëpinë e re e ku duket se nuk po i pritet.
E ajo që ka lënë përshtypje ka qenë fakti që pjesa e mermerit në oxhakun e dhomës së pritjes ku janë të gdhehura inicialet si për të vulosur përjetësisht të zotët e shtëpisë.
Finalizimi i punimeve pritet të bëhet diku deri në verë. /Prive.al/