Ka tash e një kohë që flitet për një pavarësim artistik të dyshes së njohur Etnon, Gencit dhe Milotit.
Ndonëse i pari numëron një varg projektesh vetëm apo me artistë të tjerë, Miloti deri tani nuk është se ka preferuar të dalë nga petku i grupit që po numëron dekadën e dytë të ekzistencës.
E akulli do thyhet së shpejti me projektin që Hasangjekaj do ta sjellë me Arday dhe Fajtin të BlackFish Entertainment.
Kënga është punuar nga një producent francez në bashkëpunim me Cricket-in në studio të kompanisë. Ky projekt pritet të publikohet në fillim të Prillit kur Miloti do kthehet nga turi në Amerikë me Gencin.