Dështon bashkëpunimi i Alban Skënderajt?!

By

Jo jo kjo nuk është e vërtetë!

Edhe pse projekti i ri në mes të Alban Skënderaj dhe Dj Dalool ishte në plan për tu realizuar muaj më parë, ai nuk arriti të jetësohet deri tani.

Por ky muaj po del të jetë periudha e përshtatshme për të realizuar këtë projekt i cili ka kohë që ishte në plan.

E artistët të cilët kanë pritë kaq gjatë për këtë bashkëpunim duket se kanë punuar për ndryshime pasi as koncepti nuk është më i njejti. Albani e Dalool kanë intervenuar në idenë e vjetër duke e modifikuar atë me diqka të re.

E javën e ardhshme pritet të fillojnë gjirimet e këtij videoklipi me produksionin Entermedia.

Kënga pritet të jetë verore e poashtu supozohet të ketë premisat e një hiti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm