Ja sa kohë më parë ishte i gatshëm projekti ‘Four Seasons’ nga Dafina Zeqiri (FOTO)

By

Strategjia e zgjedhjes së kohës për publikimin e projekteve nga artistët është pa dyshim ndër aspektet kryesore që një këngë të rezultojë e suksesshme.

E duket se këtë gjë e din mjaft mirë këngëtarja Dafina Zeqiri e cila ka vepruar njejt me projektin e saj ‘Four Seasons’.

I lansuar mbrëmjen e kaluar në Youtube, ky projekt ishte i kompletuar qysh 4 muaj më parë e këtë na e vërtetojnë më së miri fotografitë e këngëtares në Instagram të cilat kanë qysh 4 muaj që janë të realizuara.

Kjo pritje padyshim se e ka pasur edhe riskun e vetë por që këtë herë duket se i’a ka vlejtur pasi që projekti në fjalë po pëlqehet mjaft shumë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm